38-vjeçari plagos të vëllanë

0

Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar në qytetin e Vlorës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi B.T 38-vjeç pas një konflikti në banesë për motive të dobëta ka plagosur me thikë të vëllanë e tij, shtetasin F.T, 47-vjeç.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu