Njoftim i policisë Elbasan për aksidentin në Labinot-Fushë ku mbetën të plagosur tre shtetas

0

Një aksident në seri ka ndodhur rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dy automjete janë përplasur mes tyre në afërsi të fshatit Labinot-Fushë.

Shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale dhe pu punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu