4 pije energjike në ditë,ja çfarë i ndodhi 21-vjeçarit që u konsiderua si kandidat për transplantime organesh

0

Një 21-vjeçar anglez ka braktisur universitetin, pasi ka disa muaj që po lufton me një sëmundje misterioze.

Mjekët zbuluan se ai kishte probleme me zemrën dhe veshkat, pasi kishte pirë katër pije energjike çdo ditë për dy vjet.

Mbidoza e kafeinës i ka kërcënuar të riut jetën, pasi i ka dhënë simptoma si mungesa e frymës, të përziera dhe dridhjet.

Megjithëse u shërua përfundimisht, ai fillimisht u konsiderua si një kandidat për transplantime organesh dhe kaloi më shumë se një javë në kujdes intensiv, edhe gati dy muaj gjithsej në spital St Thomas, në Londër.

Sipas FDA, kjo është rreth 640 mg kafeinë në ditë, shumë më tepër se sasia e rekomanduar e sigurt e 400 mg kafeinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu