5 të arrestuar në Tiranë! 37-vjeçari kapet me kokainë, vihet në pranga dhunuesi i gruas

0

Pesë persona janë vënë në pranga në kryeqytet. Policia informon se një prej tyre është vënë në pranga pasi iu është kapur në banesë lënda e dyshuar si kokaine. Po ashtu është arrestuar edhe një 48-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Në pranga nga policia e kryeqytetit kanë rënë 23 vjeçe, E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – N. N., 23 vjeçe, E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu