6 automjete dalin nga rruga në aksin Elbasan-Papërr

0

 

Aksi Elbasan-Papër, si pasojë e reshjeve intensive të dëborës është bërë shumë i rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.
Gjatë natës së kaluar dhe në orët e para të mëngjesit, 6 automjete dolën nga rruga si pasojë e ngricave në fshatin Balldren.

Edhe në fshatin Shelcan në rrugën Elbasan-Gjinar disa automjete kanë dalë nga rruga. Për pasojë, ka vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta për drejtuesit.
Gjatë mëngjesit të sotëm raportohen mjaft problematika në zonat e thella malore që janë krejtësisht të izoluara dhe tarshësia e dëborës arrin deri në 1m.
Ndërkohë mjaft fshatra janë zhytur në errësirë për shkak të shembjes së shtyllave dhe këputjes së përcjellësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu