Kapen dy hajdutë që kishin vjedhur miliona lekë nëpër banesa në Gramsh. Ja nga ishin

0

 

Komunikata e Policisë:
Gramsh

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë në qytetin e Gramshit.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, pas një hetimi të gjatë dhe një pune të mirorganizuar, u arrit dokumentimi i 4 vjedhjeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë kryer nga shtetasit:

A. R., 46 vjeç, banues në Durrës dhe A. Q., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se janë autorë të 4 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Gramshit, konkretisht:

• Më datë 06.06.2018 dhe më datë 06.12.2019 dyshohet se kanë vjedhur rreth 14 000 € dhe një sasi lekësh në banesën e shtetasit E. D.;

• Më datë 27.05.2015 dyshohet se kanë vjedhur një unazë floriri dhe 60.000 lekë në banesën e shtetasit I. Sh.;

• Më datë 02.10.2015 dyshohet se kanë vjedhur rreth 230.000 mije leke dhe dokumente të ndryshme në banesën e shtetasit R. B.;

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu