717 gjoba për 24 orë/ 7 qytetarë shoqërohen në polici

0

Në zbatim të masave anticovid, brenda ditës, në gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë, 717 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Këta të fundit, pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu