Elbasan/ Infermierja infektohet me Covid-19, karantinohet i gjithë reparti i gjinekologjisë

0

Identifikohet me COVID-19 një infermiere e Qendrës Siptalore Xhaferr Kongoli në Elbasan.

Nga tamponimet e kryera gjatë 24 orët e fundit në këtë qytet dolën 4 raste pozitive. Mes tyre drejtori i një banke të nivelit të dytë dhe një infermiere.

Burime bëjnë me dije se infermierja e përket repartit të obstetrikë-gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit.

Menjëherë pas konstatimit janë marrë masat për kryerjen e tamponëve punonjësve të këtij reparti. Njëkohësisht ata janë karantinuar në banesat e tyre në pritje të rezultatit.

Kështu, ashtu si në mjaft qytete të vendit, edhe në Elbasan shqetësim po kthehet infektimi nëpër institucione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu