Në Elbasan kanë rezutuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit tetë persona, dy prej të cilëve mësohet se janë mami të maternitetit.
Dy mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe menjëherë pasi ato kanë dalë pozitive ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë, mësohet se mamitë e infektuara me COVID-19 janë nisur drejt Spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.