Nisma “thurje”: Nuk do të ketë parti politike me Rudina Hajdarin

0

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar , pas deklaratave të aktivistit të Nismës “Thurje”, Pano Soko se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimi mes tyre.
Soko ka konfirmuar se pas rënies së projektit për hapjen e lisave të kandidatëve për deputetë, nuk mund të ketë bashkëpunim të mëtejshëm.

“Bashkëpunimi ynë kishte një shtrat ku bazohej. Që ishin listat e hapura. Ky shtrat nuk u realizua”, tha Soko.
Ndërkohë që Hajdari ka thënë për Report Tv se nuk ka ndonjë informacion për tërheqje nga projekti.
“Lëvizja e re që po krijojmë quhet Nisma dhe pjesë e saj janë edhe aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Jemi një grupim i larmishëm profesionistësh e qytetarësh, të cilët po kërkojmë ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaratën e Panos, por nga komunikimet që kam patur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme”, tha Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu