645 gjoba për mosrespektimin e masave anti Covid/ 7 persona shoqërohen në komisariat

0

Brenda 24 orëve, në kuadër të zbatimit të masave anti Covid, policia ka gjobitur 645 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskën.
Ata janë gjobitur nën masën 3000 lekë, një shumë e cila do të vendoset në faturën e tyre të energjisë elektrike. 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit janë shoqëruar në komisariat.
Po ashtu, uniformat blu bëjnë me dije që janë ndëshkuar edhe 9 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00. Me masë administrative 1.000.000 lekë gjobë është ndëshkuar edhe një subjekt që nuk respektoi masat anticovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu