Një aksident jo i lehtë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Gjocaj ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Ende nuk dihen shkaqet e ndodhisë së aksidentit, ndërkohë që mësohet se drejtuesi i motorit, ende i paidentifikueshëm, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pritet që në vendngjarje policia të zbardhë shkaqet dhe detajet e reja nga aksidenti.