Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Metalurgji.
Një automjet tip Volkswagen kabriolet është përplasur me një autobuz pasagjerësh. Sipas të dhënave nga përplasja kanë mbetur të plagosur 9 persona, disa prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe të urgjencës spitalore dhe reparti zjarrfikës që po punon për të nxjerrë të plagosurit nga makina që është dëmtuar nga përplasja e fortë.. Policia ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjeksore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit
Aksi është i mbingarkuar për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve në Korçë dhe pika të tjera turistike në juglindje të vendit.
Ky është aksidenti i katërt në total që shënohet sot në rrugët e vendit, ku humbën jetë 3 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Vijon…