Fshati i Gramshit pa furnizim me ujë gjatë gjithë vitit

0

Gramshi fshat ndodhet jo më larg se 7 km nga Gramshi qytet, por banorët e kësaj zone historikisht vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Dimër apo verë aty u duhet të mbushin ujë në qytet, apo në burime të pakontrolluara. Për 200 banorët e këtij fshati, e vetmja kërkesë është uji i pijshëm.

Bashkia e Gramshit ka thën për Top Channel që problematika e këtyre banorëve është e drejtë, ndërsa ka parashikuar ndërtimin e ujësjellësit brenda vitit. Edhe pse afër qytetit, zona është malore dhe mundimi për tu furnizuar është i madh.

 

/Top Channel\

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu