Rrjedhja e gazit në shkollë,shprehen nxënësit:”Filluam që të ndjenim erën e keqe,qëndruam dhe tre orë të tjera me dritare hapur”

0

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në një shkollë private, ku ka pasur rrjedhje gazi.

Ngjarja ka ndodhur në kolegjin e vajzave “Albanian Qatar College” një shkollë jopublike në Don Bosko. Për shkak të asfiksisë nga gazi më shumë se 10 nxënës që kanë pasur probleme, dhe jo 4 siç thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Sipas burimeve nxënësit shprehen se e kanë ndjerë erën e keqe të gazit që në orën e parë të mësimit, dhe kanë qëndruar aty për 3 orë, derisa disa prej tyre nisën që të villnin. Ata shprehen se gazi ka rrjedhur nga kaldaja që përdorej për ngrohjen e klasave, dhe shtojnë se në shkollë janë nxënës të të gjitha moshave, përfshirë ato të kopshtit.

“Kaldajave u plasi gazi, unë jam në mimimaturë, jemi të gjithë aty, gjimnazi, parashkollor. Filluam që të ndjenim erën e keqe që në orën e parë të mësimit, më pas qendruam dhe tre orë të tjera me dritare hapur, aq sa disa prej shokëve dhe shoqeve nisën të villnin”,shprehet një nga nxënësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu