Pas reagimeve të shumta mbi foton e Grida Dumës me mikrofon në dorë të publikuar nga kryeministri, ka reaguar ky i fundit. I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Rama u ‘justifikua’ duke thënë se ajo foto nuk ka asgjë të keqe pasi ai nuk e sheh me atë sy.
Sipas tij, s’ka pse të kërkojë ndjesë pasi ajo foto është satirë politike dhe Gridën e konsideron si një kundërshtre politike.
Rama:
” Çfarë ka aty? Është një fotografi e zonjës me mikrofon. Gridare është të bërtasësh në këtë rast. Problemi juaj që te mikrofoni dhe goja e Gridës e shikoni ashtu.
Ajo është një personazh që thotë të tilla fjalë në sy të publikut, ndërsa kur e sheh në mikrofon ju e gjykoni seksualisht. Unë thjesht e kam ilustruar personazhin. Pse të kërkoj unë ndjesë se ti nuk kupton satirën e politikës.
Më lër të nxjerr fiqtë një e nga një në tavolinë e të sqaroj. Fjalën seks e përdore ti, jo unë.
Ashtu e shikon ti,Iilir Meta e shikon ashtu SaliBerisha e shikon ashtu ti dhe është problem juaj. Prandaj votohet partia demorkatike se ka shumë si ju.
Ajo është satirë politike, mua nuk më shkon mendja për këto që i shikoni ju. Ajo atje Grida është kundërshtare në fushë, unë nuk bëj diskriminime., ajo me vendosjen e fotove është satirë politike. Nuk është vulgaritet si këto. Mua s’më keni dëgjuar ndonjëherë të përdor fjalë të ndryra për të të sulmuar.”