“Zhduku, mos të shoh më”, Rama flet për herë të parë për Dritan Lelin: Ishte mesazh ajo që i çova…

0

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për krisjen me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga detyra aktuale dhe të garonte për deputet në 25 prill.

Ditën e sotme qarkulloi një mesazh që Kryeministri Edi Rama i kishte dhënë të lexonte Damian Gjiknuri para socialistëve të Vlorës, ku deklaronte se Dritan Leli nuk ka punë në fushatën e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, u mësua se kryeministri i ishte drejtuar me fjalët “Zhduku, mos të shoh më” Dritan Lelit, i cili refuzoi të pranonte të ishte pjesë e listës jo të sigurtë të zonës së Vlorës.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri u tregua tepër i rezervuar duke thënë vetëm që nuk ka qenë letër ajo që ka lexuar Gjiknuri por një mesazh i shkurtër.

“S’ka ndodhur asgjë. S’ka pas asnjë letër të dërguar nga unë dhe të lexuar nga Damiani. Ka qenë një mesazh i shkurtër që përderisa ai refuzoi të ishte pjesë e skuadrës. Skuadra bën dhe pa Dritan Lelin. Këtu s’ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën ndonjë problem që duhet të marrim minuta këtu e për publikun, kjo është një cështje e brendshme e jona dhe është parim për cdo skuadër që si të fitojë një ndeshje dhe kush nuk është i gatshëm të bëj për skuadrën ska pse të jetë në skuadër,” deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu