Masakrohet me thikë i riu shqiptar në mes të Londrës

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku një 21-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Honuslou.

Mediat angleze kanë publikuar foton e viktimës dhe shkruajnë se ka mbetur i vdekur, Renato Geci. Gjithashtu mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër.

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit.

Renato Geci, u sulmua  rreth orës 03:20 të mëngjesit të hënën dhe pavarësisht se iu dha ndihmë mjekësore nuk mundi që të mbijetojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu