Një ditë më parë, Lady Gaga festoi 35-vjetorin e lindjes. I dashuri i saj, Michael Polansky kishte menduar një surprizë speciale për këngëtaren e “Born This Way”. Ishte kjo e fundit që ndau në rrjete sociale një foto duke përqafuar një buqetë gjigande me lule.
“Kur i dashuri yt të dërgon gjithë lulet në Romë për ditëlindjen tënde. Të dua zemër, mezi pres që të jem në shtëpi me ty dhe qenin tonë, kjo është e gjitha çfarë dua”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë që këngëtarja ndodhet në Romë ku po xhiron filmin “House of Gucci”, e cila ka në qendër një nga familjet më të famshme të modës.
Gaga po luan Patrizia Reggiani, ish-gruan e Maurizio-s, e cila u dënua për komplotin e vrasjes së tij në 1995, sipas Deadline. “House of Gucci” shfaq gjithashtu disa yje të tjerë si duke përfshirë Al Pacino, Jared Leto dhe Jeremy Irons.