Një aksident me motorr është regjistruar në orët e para të mbrëmjes në aksin Cërrik-Mollas.
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy persona.
Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe as shkaqet e aksidentit.