“Jam real apo 3D”, Rama flet nga aeroporti i Kukësit

0

Aeroporti i Kukësit duke nisur nga sot është operacional. Kështu deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku përballë mbështetësve të PS.

Me uljen e “Lasgushit” nga Rinasi në Kukës, kryeministri Edi Rama si me shaka thërriti një fëmijë nga rrethi i njerëzve dhe i kërkoi që ta prekte për të treguar se as ai dhe as aeroporti nuk janë projekte 3D.”

Po ashtu, kryeministri tregoi se ndërsa udhëtonte nga Rinasi për në Kukës, shkëmbeu biseda me disa demokratë “mosbesues.”

Për njërin prej tyre, kreu i qeverisë tha se quhej Edi Rama dhe se ishte demokrat. Sipas Ramës, edhe pse ishin në ajër, ai ende ishte mosbesues nëse udhëtimi do të shkonte deri në fund me sukses.

“…Quhej Edi Rama dhe ishte me PD, i thashë, hë mo vëlla, si e more mundimin ta hash këtë rrenë të vish me një aeroplan 3D. Më tha që nuk kam ca të them. Se kisha besu. Më tha ta shohim.. Ma tha në ajër. Edhe i thashë ose në të dy do shkojmë në botë tjetër, ose unë do mbaj llafin.”

Për demokratin tjetër, Rama tha: “Tjetri ishte më interesant, ishte demokrat ishte vesh me blu. Më tha e majte llafin. Ne demokratët, po se pamë nuk e besojmë.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu