Pamje nga vendngjarja,trupi i pajetë i shtrirë në një rrugicë të lagjes ‘5 Maji’

0

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur shtetasi Pjerrin Xhuvani.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se Xhuvani ishte duke shpërndarë para në këmbim të blerjes së votës, por mbeten të paqarta rrethanat si ndodhi vrasje dhe kush ishin personat që kanë qëlluar me armë.

Janë mundur të sigurojë pamje nga vendngjarja të trupit të viktimës i cili ndodhet i shtrirë në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit të Elbasanit.

Konflikti dyshohet se ka nisur pasi shtabi elektoral i Partisë Demokratike ka evidentuar makinën e cila po shpërndante para në zonë në këmbim të blerjes së votës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu