E hutuar dhe e veshur çuditshëm, e moshuara shpallet në kërkim/ Ja arsyeja

0

Policia angleze ka nisur kërkimet ndaj një gruaje të moshuar e cila iu bie zileve të shtëpive gjatë natës.

Sipas mediave të huaja, policia e West Midlands ka deklaruar se gruaja u pa në një gjendje të ‘hutuar” pasi i ra ziles në një adresë në Holyhead Road, Coundon pak para orës 3, mëngjesin e së mërkurës.

“Video nga zilja e derës tregon se ajo duket e hutuar dhe jo me veshje të përshtatshme. Ne kemi oficerë që patrullojnë zonën, por nuk kemi raport për ndonjë person të zhdukur”, ka shkruar në Twitter policia e West Midlands.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu