Petrit Vasili denoncon: Masakër elektorale në Durrës

0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaratë për mediat:

“Jam këtu për të denoncuar një masakër të vërtetë elektorale që po ndodh në Durrës, gjatë numërimit të kandidatëve. Vetëm në katër kutitë e para janë gjetur mbi 20 vota që janë konsideruar të pavlefshme dhe janë numëruar si të PS-së. Situata është vërtetë skandaloze. Në kufijtë e një paligjmerie absolute. Ftoj ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e KQZ-së që të jenë pjesë dhe të monitojnë procesin. Ndërkohë procesi bëhet nul pa një proces transparent. Vota të pavlefshme të konsideruara si të PS-së. Kjo masakër elektorale ka ndodhur në Durrës dhe gjithë vendin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu