Një grua në Afrikë ka lindur nëntë fëmijë dhe jo shtatë siç kishin ‘parashikuar’ mjekët.
Halima Cisse, 25 vjeç, i lindi fëmijët me operacion dhe fatmirësisht, pesë vajzat dhe katër djemtë janë mirë.
Cisse u dërgua me avion në Marok që ajo dhe fëmijët të trajtoheshin më mirë pas lindjes.
Lindja e nëntë fëmijëve tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve të kombit të Afrikës Perëndimore.
Ka qenë ministri i Shëndetësisë ai që reagoi i pari. Ai u shpreh se lindja shkoi mirë dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë.
Burimi: DailyMail | joq.al