A do të lëvizin lirshëm shqiptarët drejt BE-së? Flet Varhelyi

0

Komisionieri evropian për Zgjerimin Varhelyi i pyetur mbi mundësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së u shpreh optimist dhe pas nisjes së dorëzimit të vaksinave anticovid si pjesë e donacionit të unionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij KE ka bërë rekomandimet e tij për vendet anëtare për të lejuar udhëtimin e shtetasve të këtyre vendeve drejt BE dhe pa arsye thelbësore.

“Shpresoj shumë qe më 650 mijë dozave po çelim dorëzimin e këtyre dozave, po punojmë për sjelljen e sasive të tjera dhe shpresoj që do të mbërrijnë aq shpesh sa nuk do të kem mundësi të jem dhe vetë i pranishëm. Përsa i përket pyetjes, ne u kemi bërë një propozim vendeve anëtare, në rekomandimet tona kemi sugjeruar të hapin kufijtë, të lejojnë dhe qytetarët e shteteve të tjera dhe pa pasur arsye thelbësore. Për ato vende që kanë të dhëna të mirë epidemiologjike të jepet mundësia të hyjnë në vendet e BE-së dhe për ata që kanë marrë vaksinën.’, tha komisioneri

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se:
Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo pengesë për një sezon turistik që duhet të jetë një sezon shumë i lehtë se ai i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e kërksave që rriten vazhdimisht nga vendet e tjera për të ardhur dhe kaluar pushimet në Shqipëri. Jemi në një pozicion të admirueshëm dhe përsa i përket procesit të vaksinimit. Kemi realizuar dhe objektivin e 500 mijë vaksinimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu