“Vullneti im është që mandati tretë mos të ngjajë me të parët”, Rama fton për bashkëpunim opozitën

0

“Bindja dhe vullneti im është që mandati i tretë të mos u ngjajë të parëve në aspektin e luftës politike.

PS do t’a braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, banale dhe bajate krejt të panevojshme për vendin.

Ne do të fokusohemi tek punët e mëdha për të cilat u votuam dhe do t’a mbajmë dorën shtrirë për opozitën, partia demokratike është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidqoftë për të hapur një proces diskutimi pa asnjë kusht për mënyrën sesi ne mund të bëjmë bashkarisht që të shtyjmë përpara punët dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Besoj që me ndihmën tuaj do të jem edhe unë në gjendje të qëndroj larg luftërave të partive politike. Shqipëria është në nivelin për të kaluar në një potencial komplet tjetër, në mandatin që e kemi marrë për t’a çuar në majë. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu