Autoritetet në Greqi arrestojnë një person që mund të ketë lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren

0

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar në Evros një person nga Gjeorgjia me pasaportë false dhe tashmë po hetojnë nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline.

Siç raportojnë mediat në vend, gjeorgjiani u arrestua në pikën kufitare ndërsa përpiqej të largohej nga vendi. Pasi e ndaloi për të verifikuar dokumentacionin, policia zbuloi se ai kishte pasaportë false dhe u arrestua.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu