Një aksidenti i frikshëm ka ndodhur pak çaste më parë në Elbasan. Dy automjete tip benz, janë përplasur mes tyre. Përplasja ka qenë e fortë dhe njëri ka devijuar, dhe pasi ka kaluar trotuarin, ka përfunduar në një lokal. Ndërsa tjetri ka stopuar në mes të rrugës.
Për fat drejtuesit kanë kaluar me plagë të lehta. Por përplasja mund të kishte pasoja të paparashikueshme për qytetarë të cilët ishin të shumtë në këtë orar në trotuar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.