A do lejohen dasmat këtë verë? Silva Bino del me lajmin e shumëpritur për ciftet e reja por…

0

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, ka bërë një koment lidhur me situatën nga pandemia. Ajo ka thënë se maskat nuk duhet të liheshin me detyrim në ambientet e hapura. Ndërsa, e pyetur se çfarë do të ndodhë me dasmat këtë verë, ajo tha se ato mund të organizohen, por jo me grumbullime të mëdha si zakonisht. Mirë do ishte që numri të jetë i reduktuar, më pak se 100 persona.

“Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllur, duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur.Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh, Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave.” tha Bino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu