Funari turistik, mungon infrastruktura rrugore

0

Me pyje të dendura dhe liqene, Funari është një oaz i fshehur në Elbasan. Për të shkuar deri atje duhet të përshkosh një rrugë të mundimshme, të paasfaltuar dhe me kthesa. Edhe pse është premtuar disa herë nga zyrtarët lokalë dhe deputetët, kjo rrugë prej 20 kilometrash ende nuk është rikonstruktuar.

Bashkia e Elbasanit e promovon Funarin si një destinacion turistik, por mungesa e infrastrukturës i mban larg turistët. Rruga është një shqetësim dhe për banorët e këtyre fshatrave që thonë se po ajo degradon dita-ditës. Për të shkuar në Funar duhet të përshkosh edhe një tunel të ndërtuar në kohën e diktaturës që nuk ka ndriçim.

I shtrirë mes Elbasanit dhe Tiranës, Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu