Pas suksesit të padiskutueshëm me “Thikat e Mia” në Këngën Magjike, Alban Ramosaj nuk i ka zhgënjyer as kësaj here fansat e tij.
Në dukje ekzaktësisht si aktor filmash në zë, Ramosaj vjen fuqishëm me këngën e tij më të re “Shpirto”. Këtë lajm ai e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social Instagram duke entuzismuar fansat e tij më të zjarrtë e jo vetëm.
Ajo që tërheq vëmendjen nga kënga është stili i veçantë dhe vëmendja kushtuar kuajve.
Mesa duket sukseset për Albanin nuk paskan të sosur.
infowebtv.com