Billie Eilish nuk zhgënjen asnjëherë, publikon këngën “NDA”

0

Billie Eilish, këngëtarja e preferuar e shumë fansave vjen ditën e sotme me një projekt të ri muzikor. Ajo na kishte paralajmëruar se do të publikonte këngën e saj ditën e sotme dhe duket se e mbajti premtimin.

Artistja e ka shpërndarë lajmin për fansat e saj në Instagram, teksa ka postuar një pjesë nga videoklipi. Postimin e ka shoqëruar me një shkrim ku tregon se është vërtet e emocionuar për këtë projekt muzikor.

“Kënga dhe videoklipi i “NDA” janë publikuar tashmë. Shkoni ta shihni, shkoni ta shihni, shkoni ta shihni. Kjo video u xhirua në mënyrë të çmendur.”

Duket se këngëtarja nuk i fsheh dot emocionet teksa publikon këtë projekt. Videoklipi është tepër i veçantë, teksa shfaqet Billie e veshur me të zeza. Ajo duket e mrekullueshme me flokët e saj të verdhë dhe videoklipi vërtet të ngjall emocione.

Billie nuk zhgënjen kurrë dhe as këtë herë nuk e bëri diçka të tillë. Kënga ka kaluar tre milonë klikime në Youtube vetëm për disa orë pas publikimit. Duket se fansat e duan dhe e mbështesin shumë këngëtaren e tyre të zemrës, dhe me siguri dhe ky projekt do të kthehet në një hit muzikor së shpejti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu