Një sasi e jashtëzakonshme e inventarit ushtarak amerikan është tani në duart e grupit terrorist.
Talebanët tani kanë qasje në pajisje me vlerë miliarda paund, përfshirë pajisje identifikimi e gjurmimi, që mund t’i ndihmojnë ata në mënyrë alarmante të identifikojnë afganët që ndihmuan forcat e koalicionit – shumë prej të cilëve mbeten të bllokuar në Kabul.
Sips burimeve Zëdhënësi kryesor i talebanëve Zabihullah Mujahid ka mbërritur në aeroportin e Kabulit, vetëm disa orë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani pas 20 vitesh ndërhyrje ushtarake. ‘Forcat speciale’ të talebanëve të njohur gjithashtu si njësia ‘Badri 313’, qëndrojnë roje në aeroport.