Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 24 vjeçari kurbinas, Policia e kap në Mercedesin luksoz mbushur me armë

0

Ermando Cima, 24 vjeç, është i riu kurbinas që është arrestuar nga Policia. Mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për veprat penale të vjedhjes, me pasoja të rënda.

“Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Ermando Cima, 24 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”, njofton Policia.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Benz” më të cilin po qarkullonte ky shtetas u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve të vjedhjes me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” dhe “Vjedhja”, më shumë së njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu