Planifikoni shtatzëninë 5-6 muaj pas vaksinimit! Mjeku i njohur Mjeku Alimehmeti këshillon gratë

0

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën Covid në vend, duke theksuar se vala e katërt e pandemisë është drejt rënies. Në një intervistë për “News 24” gjithashtu mjeku Alimehmeti foli për gratë shtatzëna dhe bëri thirrje që të vaksinohen pas muajit të tretë të shtatzënisë. Ndërsa për gratë që planifikojnë një shtatzëni, është mirë që ta shtyjnë 5-6 muaj pasi vaksinohen.

Ai tha:

Le të themi për arsye sigurie më shumë, edhe sepse s’nda gjen gjë, mund ta shtyjmë planifikimin e shtatzënisë 5-6 muaj. Pra nëse vaksinohen sot, diku nga marsi prilli të planifikojnë shtatzëninë. Tre muajt e parë të shtatzënisë janë faza embriologjike, pra zhvillimi i fetusit. Në këta tre muaj nuk duhet të bëhet vaksina, jo se ka ndonjë studim të mirëfilltë shkencor për këtë, por është më mirë të jemi nga ana e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu