Interesi për të ndjekur arsimin profesional nga të rinjtë shihet në rritje, por në Cërrik janë vazat ato të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të regjistrimeve. Me interes shihet fakti se të rejat duan të bëhen veterinere.Arkida Isufi nga Elbasani ka zgjedhur të studioj për veterinari. Çdo ditë udhëton në drejtim të qytetit të Cërrikut dhe ndjek studimet në shkollën profesionale “Mihal Shahini”.
Ndërsa Suela i ka të qarta mendimet pavarësisht sesi shihet sot veterinaria.
Stafi mësimor pohon se 40% më shumë vajza kanë zgjedhur këtë vit shkollor të studiojnë për veterinari, bujqësi dhe teknologji ushqimore në shkollën profesionale në Cërrik.
Bashkëpunimi me bizneset ka bërë që të rinjtë të punësohen edhe gjatë shkollimit.
Ndërsa tashmë ofrohet mundësia edhe e transferimit të studimeve nga gjimnazi publik në arsim profesional.