‘Qytete me Kala’, kultura gjirokastrite zbret në Elbasan! Edicioni i tretë sjell folklor e spektakël

0

Elbasani mirëpriti edicionin e tretë të festivalit “Qytete me Kala”, që u zhvillua në teatrin Skampa të qytetit të lashtë. Folklori, këngët dhe vallet popullore elbasanase ndërthurur me kulturën e qytetit të gurtë jugor sollën një atmosferë festive për publikun.

Për drejtuesit e artit në Gjirokastër evente të tilla ndihmojnë në shkëmbimin kulturor mes dy qyteteve.

“Gjirokastra ne penelin e piktorit Edi Kojani “ishte ekspozita me piktura me peizazhet më të bukura nga portat e qytetit të gurtë të Gjirokastrës ajo që çeli mbrëmjen, ndërsa në hollin e institucionit kulturor ishte ekspozuar një tjetër ekspozitë e piktorit dhe grafistit të mirënjohur elbasanas Fatbardh Marku.

Mbrëmja e Gjirokastrës vijoi me koncertin e ansamblit të valleve të Libohovës dhe panairin e produkteve artistike të riciklueshme.Artistët pjesmarrës u shprehen të lumtur për mikpritjen e publikut elbasanas.

Vallet, folklori, polifonia dhe kultura etnografike evidentuan edhe një herë tjetër vlerat më të mira të traditës kulturore të dy qyteteve historike./Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu