Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se më datë 24.05.2025, është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 në Gramsh dyshohet për një rast helmimi me salmonelë. Në spitalin e qytetit janë paraqitur për ndihmë mjekësore 6 fëmijë.
Janë ndërmarrë analiza për të gjithë fëmijët dhe personelin e kopshtit. Si prova materiale janë sekuestruar kartelat klinike të 6 pacientëve të shtruar, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore, si dhe mostrat e ushqimit për analiza laboratorike. Gjithashtu, është bërë edhe bllokimi i produkteve të mbetura në kuzhinën e këtij institucioni.
Veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.