A ka shanse që një njeri të marrë dy doza vaksinash të ndryshme?

0

Ndonëse është vënë re një tendencë në ulje përsa i përket numrit të infektimeve në vend, situata mbetet ende delikate. Prandaj, sot Komiteti i Ekspertëve vendosi që masat kufizuese në fuqi të vijojnë ende për dy javë të tjera.

Përveç kësaj çështjeje, vaksinimi ishte diskutimi i radhës. Të pyetur nëse një personi të vetëm mund t’i bëhen dy doza të ndryshme vaksinash, Albana Fico, drejtoresha e ISHP-së tha se për momentin nuk kanë asnjë udhëzim të tillë.

“Teorikisht, deri më sot prodhuesit kanë rekomanduar përdorimin e të njëjtën vaksinë. Kemi një vaksinë si Sputnik, që i ka dy elementë, por janë e njëjta e vaksinë. Dhe ka një arsye se pse quhen 26 dhe 5 nga mënyra sesi ato futen dhe si reagon mekanizmi. Ka disa përpjekje si AstraZeneca me Sputnik V, por këto janë në faza preliminare. Për sa kohë nuk kemi gjë nga Komiteti Shkencor që i vlerëson, ne do të mbetemi me ato udhëzues me të cilin vijnë vaksinat në Shqipëri.”- u shpreh ajo.

Kjo do të thotë se ata grupet e radhës që do t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit do të marrin të dyja dozat e së njëjtës vaksinë.

Burimi: abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu