A përbën shqetësim prerja e paligjshme e pyjeve për ju? Raportoni, të investigojmë shkaqet, pasojat dhe përgjegjësit

0

Prerja dhe shfrytëzimi pa kriter i pyjeve përbën një shqetësim të madh, sidomos për qarkun e Elbasanit, ku sipërfaqet pyjore janë të mëdha dhe ekzistojnë zona të mbrojtura si Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar rreth 50 procedime penale për prerje të paligjshme të pyjeve, por a janë këto të mjaftueshme për të ndëshkuar keqbërësit?
Bashkitë tashmë kanë në administrim sipërfaqje të tëra pyjore dhe me një vendim të Këshillit Bashkiak, mund t’ua japin në shfrytëzim kompanive private, të cilat shpesh shfrytëzojnë pa kontroll dhe abuzojnë duke krijuar dëme të pariparueshmë në zona të tëra.

Në anën tjetër, banorët në zonat pyjore nuk janë të qartë mbi mënyrën se si duhen shfrytëzuar pyjet dhe shpesh përballen me masa represive nga autoritetet vendore.
Për të hedhur më shumë dritë mbi shfrytëzuesit e paligjshëm të pyjeve, me ose pa licensë, ne kërkojmë ndihmën dhe angazhimin tuaj përmes plotësimit të pyetësorit të mëposhtëm. Ne duam gjithashtu t’u sigurojmë se përgjigjet tuaja do të lexohen vetëm nga gazetarët tanë dhe të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen, nëse nuk merret më parë miratimi juaj.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, lutemi që të na i nisni përgjigjet deri më 15 Qershor, ora 24:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu