AF Elbasani nuk shkon më shumë sesa barazimi në Pogradec

0

Akademia e Futbollit Elbasani nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim në ndeshjen e luajtur me Pogradecin. Dueli u mbyll me shifrat 1-1 në një sfidë që u ndoq me shumë interes përsëri edhe në transfertë nga tifozët elbasanas të cilët po përpiqen t’i japin një dorë skuadrës së tyre për t’u kthyer në Kategorinë e Parë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Ndonëse 45 minutëshi i dytë u dominua nga verdheblutë ata nuk mundën të fitonin tre pikë në transfertë. Të parët që shënuan ishin Pogradecarët ndërsa Elbasani barazoi shifrat me Arsen Kasën i cili për tre sezone ka luajtur me liqenorët. Në lojë nuk mungoi as tensioni duke bërë që ndeshja në pjesën e dytë të ndërpritej për shkak të gjykimit dhe tifozërisë.Gjithësesi në fund të takimit , tekniku elbasanas vlerësoi lojën e djemëve të tij, ndonëse në Pogradec morën vetëm një pikë. Për Gentjan Stojkun ekipi i ka të qarta objektivat , të fitojë dhe të ngjitet në Kategorinë e Parë.

Pas mbylljes së javës së dytë në Kategorinë e Parë kryeson Labëria me 6 pikë , më pas vjen Elbasani me 4 pikë, njëjtë me Pogradecin e vendit të tretë, ndërsa tabelën e klasifikimit e mbyll Memaliaj me 0 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu