E kalon rrezikun për jetën 21-vjecari i plagosur në Elbasan

0

E ka kaluar rrezikun për jetën 21 vjecari Fabio Shypheja i cili u plagos me thikë mbrëmjen e së shtunës në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan. Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se i riu kishte marrë dy plagë me thikë, një në zonën mes pjesës së mushkërisë dhe gjoksit dhe tjetrën në qafë.

Plagët kanë qënë sipërfaqësore, duke mos i prekur organet jetësore. 21-vjecari sikundër dhe policia konfirmoi u qëllua me thikë për motive të dobëta nga një 54-vjecar i identifikuar si Petrit. R. Vetëm pak minuta pas ngjarjes forcat e ndërhyrjes së shpejtë bën të mundur arrestimin e autorit . Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht bëhet me dije se autori është endacak që mbledh kanace për të mbijetuar. Në momentin e konfliktit
54-vjecari ka qënë nën efektin e alkoolit kur është konfliktuar me 21-vjecarin dhe familjarët e këtij të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu