Kthimi i pacientëve të spitaleve psikiatrike në familje sjell tensione dhe incidente

0

Psikologia e spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan ku janë akomoduar 310 persona me probleme të shëndetit mendor pohon se rikthimi i pacientëve në komunitet nuk është aq i thjeshtë. Sipas saj jo vetëm komuniteti nuk është i hapur ti mirëpresë këta individë, por dhe këta të fundit shfaqin crregullime në sjellje pasi sëmundja që ata vuajnë nuk shërohet përfundimisht ndaj shpesh këta individ rikthen forcërisht në spital.

Në ditën botërore të shëndetit mendor, psikologia Lamçja pohon efektet që fillimisht virusi covid shkaktoi te njerëzit ndërsa kriza ekonomike thotë ajo vecse po e rëndon situatën e tyre psikologjike.

Edhe pse përgjatë një jave drejtoria e spitalit psikiatrik ka zhvilluar aktivitete të shumta argëtuese për pacientët shumica e tyre janë harruar nga familja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu