Agjenti i anti-drogës humb jetën nga koronavirusi. Pozitiv edhe Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu

0

Një agjent i anti-drogës në Policinë e Shtetit, ka humbur jetën nga koronavirusi.

Gazeta MAPO mëson se agjenti që përdorej dhe si i infiltruar nuk e ka fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Në radhët e Policisë së Shtetit ai cilësohej si një ndër oficerët më të aftë. Përhapja e COVID-19 ka arritur nivele shqetësuese në vendin tonë.

Sot Policia e Shtetit njoftoi se COVID-19 ka prekur edhe drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Ai është karantinuar dhe ndodhet në banesën e tij ku po merr mjekim. Në vend të Veliut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit komandohet Albert Dervishaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu