Aksident i fortë,plagosen rëndë një djalë dhe një vajzë

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të superstradës Lezhë-Milot. Mësohet se një automjet tip Range Rover është përplasur me një tjetër tip “Peugeot”. Për pasojë janë plagosur rëndë një djalë dhe një vajzë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu