Taulant Balla nga Elbasani: Mos na kërkoni bilanc,kemi fakte konkrete

0

Në këto momente po zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Elbasanit.

Taulant Balla nga Elbasani:

‘Një duartrokitje për PS,për ju miq dhe për të gjithë ata që janë jashtë!,sepse ne nuk jemi si ata.Unë e di shumë mirë do thonë ja Partia Socialiste i shkeli masat anti-covid por nuk është e vërtetë,masat janë respektuar në çdo cep dhe ju lutem dhe atyre që janë jashtë të respektojnë masat pasi jeta është gjëja më e rëndësishme që ne kemi.

Na kërkojnë bilanc çfarë kemi bëre këto 8 vite dhe unë po filloj me diçka që është shumë konkrete,këtu në Elbasan ne vitin 2013 ne gjetëm vetëm 613 lekalizime ndërsa ne arritëm nga 2013 deri në vitin 2021 te kemi 17500 lekalizime në Elbasan”

Le të kalojmë tek Gramshi rruga ishte një tmerr i vërtetë.Unë ju ftoj sot të shkojmë në Gramsh ta shikoni si ka rilindur,por puna jonë ne Gramsh sapo ka filluar.Në Cerrik gjithashtu për 18 muaj kemi marrë një qeverisje vendore në Cerrik ku bashkia punon për njerëzit!Kemi përfunduar në Cerrik të gjitha qendrat shëndetësore në të gjitha njësitë administrative

Po në Belësh?Këtu pastaj nuk kane gojë të flasin fare!Belshi ishte siç thotë Luli një shkretëtirë.Ne e bëmë Belshin destinacionin më të rëndësishëm agroturistik.

Ne do të punojmë më shumë seç kemi bërë deri tani,do mundësojmë ujin e pijshëm,do vazhojmë të rregullojmë infrastukturën,do vazhdojmë ti japim vendit tonë shkëlqimin e merituar!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu