Aksident i frikshëm në Lezhë, makina përplaset me murin rrethues dhe kthehet përmbys

0

Një aksident i frikshëm është raportuar mëngjesin e kësaj të hënë, duke bllokuar për rreth 1 orë qarkullimin e automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrile.

Automjeti që drejtohej nga një grua është përplasur me murin rrethues të një banesë dhe më pas është përmbysur.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit ka marrë lëndime të lehta, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu