Aksident në Qukës, makina përmbyset në mes të rrugës

0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Qukës, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Dyshohet paraprakisht se shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu