Aksident i rëndë/ Makina bie në kanal, humbin jetën dy elektriçistë. (EMRAT)

0

Një aksident tragjik që rezultoi në vdekjen e dy personave u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në Lushnje, konkretisht në fshatin Gurrëz i Vogël.

Makina me të cilën po udhëtonin dy personat ka përfunduar në kanalin anash rrugës, me përplasjen që rezultoi fatale për ta.

Mësohet se dy viktimat e këtij aksidenti, shoferi dhe pasagjeri, janë Mihal Jani dhe Ilir Shabani, punonjes te elektrikut Lushnje.

Ata udhëtonin me një makinë tip Reno e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke i marre jeten dy elektricisteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu